E lëshuar pas katër ditësh në paraburgim, ajo është ende ndër të dyshuarit, me pesë kolegë në detyrë gjatë natës kur foshnjat u helmuan, transmeton KosovaPress.
Zëdhënësi i Ulm-it, Michael Bischofberger, tha që të gjashtë ata ishin të dyshuar pasi ndodheshin në repart në kohën e incidentit.
Ai saktësoi që hetimi po zhvillohej në të gjitha drejtimet. Gjatë hetimit, këta gjashtë persona nuk do të punojnë në spital.
Më 20 dhjetor, pesë foshnja kishin probleme të rënda të frymëmarrjes, pothuajse njëkohësisht.