Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duhet të fillojë të punojë si kryeministër i Kosovës.
“Sot është dita e parë e fillimit të funksionimit të institucioneve. Do të kemi kohë të mjaftueshme që secili t’i mbrojmë qëllimet e tyre”.
Limaj ka thënë që opozitarizmi i Kurtit nuk është histori me të cilën ai duhet të mburret. Ndërsa, sipas tij, Kurti nuk është ngritur për himnin dhe as flamurin e Kosovës.
“Ju keni qenë kundër Rambujesë dhe si rezultat i kësaj, Kosova nuk ka fituar lirinë. Keni qenë kundër pakos së Ahtisarit, madje edhe është derdhur gjak”.
Limaj ka thënë që Kurti nuk e di se si funksionon shteti.
“Harro që mund ta bësh ndonjë marrëveshje kundër Kosovës, nuk ka mundur ta bëjë Hashim Thaçi dhe as ti nuk mund ta bësh”, ka thënë ai.