Pas daljes së Britanisë nga BE-ja, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, shprehu dëshirën e saj për një lidhje ende të ngushtë me Britaninë e Madhe.
“Kjo është një plagë e thellë për të gjithë ne”, deklaroi ajo, por shtoi se ”Gjermania dëshiron të mbetet partnere e ngushtë dhe mike e Britanisë së Madhe, sepse i bashkojnë vlerat e përbashkëta”.
Po ashtu, ajo theksoi se pas largimit së Britanisë së Madhe, gjërat në Evropë do të vazhdojnë të ecin përpara.
Nga ana tjetër, Merkel shtoi se periudha e tranzicionit që do të pasojë Brexit-in do të përfshijë negociata intensive midis Londrës dhe Brukselit. /Albinfo.ch