Numri i të prekurve nga gripi në javën e fundit, në krahasim me atë paraprake, është rritur për 45.5 për qind.
Në periudhën prej 20 deri 26 janar janë paraqitur 1600 raste të reja të të prekurve nga gripi, ndërsa numri i përgjithshëm arrin në 4318 persona.
“Njëjtë sikur javët e mëhershme, po ashtu edhe në të katërtën, numri më i madh i të prekurve janë të moshës prej 15 deri 64-vjeçare. Më shumë raste ka nga Shkupi”, thonë nga Instituti për Shëndetin Publik.
Në krahasim me periudhën e njëjtë të sezonit të kaluar, ekziston rritje e numrit të përgjithshëm të rasteve të paraqitura për 45.4 për qind.