Një furgon me 9 pasagjerë të ardhur nga Kina janë ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit në Shkodër që lidh Shqipërinë me Malin e Zi.
Kinezët kishin ardhur nga Kina me qëllim për të vizituar Shkodrën, por nga frika e koronavirusit që tashmë ka prekur edhe disa vende europiane, ka bërë që policia, doganorë të njoftojë grupin e mjekëve të Kelmendit, të cilët kanë mbërritur aty.
Mjekët kanë kryer për disa orë kontrolle të imtësishme, ndërsa me pas janë lëtë të kalojnë, pasi asnjëri nuk kishte shenja të koronavirusit.