Cakaj shpjegon se nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, qytetarët shqiptarë nuk do të kenë të nevojshme të kryejnë procedurat për pajisjen me leje drejtimi greke, duke kursyer kështu kohë dhe para.
Gjithashtu, kjo marrëveshje, sipas kryediplomatit Cakaj, u vjen në ndihmë edhe qytetarëve shqiptarë, të cilët udhëtojnë për periudha të shkurtra në shtetin grek, pasi nuk është më e nevojshme pajisja me lejen e drejtimit ndërkombëtar.
“Mbetemi të përkushtuar për ndërmarrjen e të gjithë veprimeve dhe procedurave, të cilat do të thjeshtojnë jetën e qytetarëve tanë, kudo ku ata jetojnë”, theksoi në mbyllje të postimit të tij Cakaj, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.