“Ne biseduam me Lëvizjen Vetëvendosje për mundësinë e një koalicioni qeverisës, informuam edhe ambasadorët e KUINT-it, sepse ata ishin vetëm për t’u informuar në takim dhe jo për të ndërmjetësuar. U shprehëm se mbesim të hapur në qoftë se Lëvizja Vetëvendosje, si parti e parë, i pranon kushtet tona për bashkëqeverisje”, ka thënë Mustafa.
“Do të jetë një marrëveshje që i kontribuon vendit, i kontribuon luftimit të korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik”, ka deklaruar Mustafa, përcjell albinfo.ch.