Deri më tani, mbi 1500 persona janë raportuar të lënduar. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të gjejnë njerëz nën rrënoja, ndërsa numri i viktimave mund të rritet.
Këto ekipe deri tash i kanë shpëtuar 45 persona, përfshirë një grua që u nxor e gjallë nga rrënojat e shtëpisë së shembur 17 orë pas tërmetit.
Më shumë se 3400 anëtarë të ekipeve të emergjencave me 17 qen nuhatës janë angazhuar nga qeveria për t’i kërkuar të mbijetuarit ose viktimat e mundshme nën rrënoja, shkruan “Anadolu”, transmeton GE, përcjell albinfo.ch.
Një ekip është duke i vlerësuar dëmet e tërmetit. Sipas vlerësimeve fillestare, nga tërmeti janë shkatërruar 76 ndërtesa, 42 kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme dhe 425 të tjera kanë pësuar dëmtime të vogla.
Tërmeti me fuqi prej 6.8 ballësh e goditi provincën Elazig në orët e vona të së premtes. Dridhjet u ndien edhe në Siri dhe Gjeorgji.