Në këtë dhurim të këtij donacioni i pranishëm ishte edhe zëvendësndihmës sekretari i SHBA-së, Jorgan Andrews, i cili tha se Kosova në shumë aspekte mund të bëhet model potencial për regjionin.
Sipas tij, Shërbimi Korrektues është pjesa kyçe e reformave të sektorit të drejtësisë në cilindo shtet, prandaj duhet të investohet në këtë aspekt, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
“Është një njësi matëse e çdo kulture ose qeverie që pajtohet të kujdeset për qytetarët që janë në burg, të varfërit apo atyre që kanë nevojë për ndihmë. Kjo është një matje e vërtetë e aftësisë së qeverisë që të sigurojë sundim të ligjit dhe ta mbrojë popullin. Jemi shumë krenarë për punën që ju të gjithë keni bërë, drejtor, jemi shumë krenarë që kemi rrugëtuar së bashku dhe presim për bashkëpunim të mëtutjeshëm, dhe ashtu siç zhvillohet dhe përmirësohet sistemi korrektues këtu në Kosovë, në shumë aspekte mund të bëheni një model potencial për regjionin”, u shpreh ai.
Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, tha se përmes reformave që po bëhen në këtë institucion, po synojnë që të jetë shembull për rajonin.


