Përveç artit, muzikës, sportit dhe disa profesioneve të tjera, menaxhimi është njëra ndër fushat me të cilat shqiptarët po arrijnë më shumë sukses në botë.
Në ngritjen e imazhit të Kosovës dhe Shqipërisë në botë, pikërisht janë emrat e të rinjve, të cilët kanë shkelur në tregun ndërkombëtar dhe të cilët po kontribuojnë më së miri në këtë drejtim.
Është bërë e ditur se Olsa Vila, shqiptarja në Lion të Francës, është manaxhere projektesh shumë e suksesshme, transmeton albinfo.ch. Ajo në një intervistë ka ndarë disa momente nga jeta e saj personale dhe profesionale jashtë vendit.
Duhet theksuar se familja dhe fëmija i saj flet shqip, kjo falë përkushtimit të dy prindërve dhe kultivimin e gjuhës shqipe atje. Ky është një shembull që duhet ndjekur nga të gjithë shqiptarët anembanë botës, sado të suksesshëm të jenë në profesionet e tyre. “Shqipja është juaja, është identitet. Ajo ju përket juve, ju na perkisni krenarisht neve!” u shpreh Vila.
Thuhet se Olsa është vajzë e përgatitur si në aspektin profesional, ashtu edhe në formimin itelektual në zhvillimin e menaxhimit. /Albinfo.ch.
https://www.facebook.com/EmisioniURA/videos/651518715590703/