Në njërën anë, Australia është përfshirë nga zjarret apokaliptike, ndërkohë Kanadaja është mbuluar nga bora. Shtëpitë dhe makinat u përmbytën plotësisht dhe mijëra shtëpi ishin pa energji, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se reshje të dendura janë regjistruar në Newfoundland dhe Labrador, ku trashësia e borës shkon deri në 1 metër. Në disa zona trashësia e borës është edhe më e madhe, çka e faktojnë edhe këto foto, ku shihet që qytetaret nuk hapin dot dyert dhe dritaret e kateve të para.
Sipas mediave të huaja, qeveria kanadeze po mendon të angazhojë edhe ushtrinë, pasi të gjitha vendbanimet u paralizuan nga një stuhi bore.
Pas ndërhyrjes se autoriteteve dhe vetë qytetarëve, në zonat e prekura janë krijuar tunele komunikimi, ndërsa makinat në rrugë nuk shihen fare. Fotot flasin vetë.
Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në kryeqytetin e Newfoundland.
Si pasojë e lartësisë së krijuar të borës, shumë njerëz nuk janë në gjendje të dalin nga shtëpitë e tyre, sepse bora ka bllokuar plotësisht derën e tyre të përparme.





