Kështu princi Harry thyhen heshtjen pas njoftimit të heqjes dorë nga titujt mbretërorë dhe sqaron për vendimin e tij dhe të Meghan, gjatë një eventi bamirësie për shoqatën Sentebale, e themeluar nga vetë Harry dhe nga princi Seeiso del Lesotho në 2006 në nder të Diana, një shoqatë që ka për qëllim të ndihmojë të sëmurët me Sidë. Lajmin e bën me dije Skynews.
“Përpara se të filloj- ka thënë duka i Sussex duke folur për herë të parë, pas vendimit të Buckingham Palace dje që ka pranuar vendimit e çiftit për të hequr dorë nga titujt, duke detajuar kushtet e statusit të tyre të ri- duhet të them që vetëm mund ta imagjinoj atë që keni dëgjuar apo lexuar javët e fundit.
Për këtë dua që të dëgjoni nga unë të vërtetën. Jo si një princ, as si një dukë, por si Harry, i njëjti person që shumë nga ju e keni parë të rritet në 35 vitet e fundit, por me një perspektivë të qartë’. ‘Jam rritur duke dëgjuar mbështetjen e shumë prej jush-ka thënë duke ju drejtuar mbështetësve të shoqatës bamirëse- dhe ju kam parë teksa ju prisnit krahë hapur Meghan, duke më parë që kisha gjetur dashurinë dhe lumturinë që kisha shpresuar për të gjithë jetën. E di që më njihni mjaftueshëm mirë për të ju treguar për faktin që gruaja që zgjodha për bashkëshorte ka të njëjtat vlera si unë dhe me të cilën jam i dashuruar’. “Të dy do të bëjmë të pamundurën për të nderuar flamurin dhe për të zhvilluar rolet tona për këtë vend me krenari. Pasi u martuam, Meghan dhe unë ishim shumë të emocionuar, besimplotë dhe ishim këtu për të shërbyer-ka vazhduar Harry. ‘Për të gjitha këto arsye jam shumë i trishtuar që arritëm në këtë pikë.
Vendimi që mora për veten dhe bashkëshorten time për të bërë një hap mbrapa nuk është një vendim i marrë me lehtësi. Ka pasur muaj të tërë diskutimesh dhe shumë vite luftë. E di që jo gjithmonë kam pasur të drejtë, por në këtë pikë ku arritëm nuk kishte tjetër opsion’, transmeton BalkanWeb, përcjell albinfo.ch.