Një mërgimtar ka njoftuar se është nisur nga Kosova për në Austri dhe kjo rrugë po i merr shumë kohë, pasi që vetëm në kufirin Serbi-Hungari janë duke pritur që 6 orë.
Ai thotë se kolonat dhe pritjet e gjata prej 6 orësh nuk po i arsyeton askush.
“Edhe me autobusa edhe me automjete janë duke pritur. Ende nuk dihen arsyet pse janë duke pritur kaq gjatë. Askush nuk jep ndonjë informatë”, u shpreh bashkatdhetari që ka marrë rrugën për Austri, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.