“Për shkak të situatës ende të pasigurt dhe të sigurisë rreth aeroportit të Teheranit, si dhe për hapësirën ajrore iraniane, kompanitë e grupit “Lufthansa” anulojnë fluturimet e tyre me destinacion dhe me nisje nga Teherani deri në 28 mars 2020″, theksoi kompania gjermane në një komunikatë, përcjell albinfo.ch.
“Avionët e këtij grupit do të vazhdojnë gjithashtu të mos kryejnë fluturime në Iran”, theksoi “Lufthansa”, ndërkohë që Agjencia Evropiane e Sigurisë ajrore ka rekomanduar më 11 janar për kompanitë ajrore evropiane të shmangin hapësirën ajrore të vendit deri në një urdhër të ri.