E ardhmja e futbollistit shqiptar, Shkodran Mustafit është gjithnjë e më larg Arsenalit, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Trajneri i skuadrës londineze, Mikael Arteta ditë më parë nuk e ka përjashtuar mundësinë që Mustafi të largohet përkundër problemeve që Arsenal ka në repartin e mbrojtjes.
Skuadra turke, Galatasaray është e interesuar për shërbimet e 27-vjeçarit shqiptar, përcjell albinfo.ch.
Madje në mediat angleze raportohet se agjenti i Mustafit ka udhëtuar për në Turqi, për të provuar të mbyll marrëveshjen me gjigantin turk.
Mustafi së fundmi ka shkruar edhe një letër, duke kritikuar tifozët e Arsenalit. Kjo jep shenja se ai do të largohet nga skuadra londineze në afatin kalimtar të janarit.