Këshilli Federal ka vendosur të hedhë në votim më 17 maj 2020, propozimet e mëposhtme
- Iniciativa e parë popullore e 31 gushtit 2018 “Për një imigrim të moderuar (nisma për kufizimin e migrimit)” (BBl 2019 8651); Nismë e SVP/UDC-
- Ndryshimi i datës 27 shtator 2019 i ligjit federal për gjuetinë dhe mbrojtjen e gjitarëve dhe shpendëve të egër (Ligji i gjuetisë, JSG) (BBl 2019 6607);
- Ndryshimi i datës 27 shtator 2019 i Aktit Federal mbi Taksën Federale të Drejtpërdrejtë (DBG) (taksimi i kostos së kujdesit për fëmijët) (BBl 2019 6597).