“Ne sapo kemi nënshkruar programin më të rëndësishëm të modernizimit ndonjëherë në Gjermani”, tha ministri i Transportit të Gjermanisë, Andreas Scheuer, duke shtuar se “kjo është dekada për hekurudhat”.
Përveç shumës së madhe të ndarë nga shteti, operatori gjerman hekurudhor Deutsche Bahn gjithashtu do të hedhë një shtesë prej 24 miliardë eurosh në programin e rinovimit, përcjell albinfo.ch.
Investimet do të shkojnë drejt “zëvendësimit të instalimeve të vjetëruara”, përmirësimit të aksesit për pasagjerë me aftësi të kufizuara, si dhe rinovimit të urave hekurudhore, tha Scheuer.
Shefi i Deutsche Bahn, Richard Lutz, tha se ky është “programi më i madh i investimeve dhe i rritjes në historinë e 180 vjetëve të hekurudhave”, përcjell tutje albinfo.ch.