Mbrojtësi shqiptar nuk është në planet e Mikel Artetas dhe po largohet nga The Gunners në këtë afat.
Mediat në Angli e Turqi raportojnë se Mustafi është shumë afër kalimit të Galatasaray, derisa kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla që të mbyllet transferimi, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
27-vjeçari që ishte transferuar te skuadra londineze nga Valencia, kishte treguar formë të lartë në sezonet e para.
Por, forma e tij ka pësuar rënie dhe tani dëshiron ta vazhdojë karrierën në Turqi.
Kujtojmë se Mustafi kishte kaluar te Arsenali për 40 milionë euro nga skuadra spanjolle në vitin 2016.