Është bërë e ditur se Kombëtarja e Kosovës ka barazuar me Italinë në ndeshjen e parë parakualifikuese për Kampionatin Botëror që në vitin 2021 mbahet në Egjipt, transmeton albinfo.ch.
Në Benevento të Italisë, Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll për meshkuj, ka filluar fazën kualifikuese për Botërorin “Egjipti 2021“.
Ndeshjen e parë, Kosova e ka zhvilluar me Italinë dhe ka përfunduar me rezultat 26:26.
Pas një luftë shembullore në fushë, Drilon Tahirukaj ka shënuar golin e barazimit në sekondën e fundit. Tahirukaj ruajti qetësinë dhe me gjuajtje maestrale dërgoi topin në rrjetë.
Ndërsa, sot dhe nesër Kosovën e presin edhe dy ndeshjet tejet interesante. Sot nga ora 18:00, Kosova e zhvillon ndeshjen me Rumaninë, rivalin tjetër cilësor në grupin e tretë të eliminatoreve për Botëror. /Albinfo.ch.
https://www.facebook.com/kosovahandballfederation/posts/2819599244727970