Në këtë aktivitet ndërkombëtar, që është paraparë të zhvillohet në pothuajse të gjitha liqenet dhe ligatinat e njohura në Kosovës, pritet të marrin pjesë edhe vullnetarët nga “Wildlife Albanian Photographers” si dhe organizata të tjera mjedisore dhe dashamirë të natyrës dhe fotografisë.
Aktiviteti është duke u realizuar në kuadër të IWC 2020 (International Waterbird Census) që organizohet në nivel botëror, që prej më se 54 vjetësh, nga Wetlands International. Ky census i shërben njohjes më të mirë të vlerave të ekosistemeve ligatinore për shpendët e ujit në Kosovë si dhe mundëson mbrojtjen më të mirë dhe menaxhimin e duhur të tyre në të ardhmen, shkruan albinfo.ch.