Në fillim të vitit 2020, të paktën një rrjet i telefonisë mobile të gjeneratës së pestë (5G) tashmë funksionon në nëntë shtete anëtare të BE-së, përcjell albinfo.ch.
Rrjeti i fundit evropian tregtar 5G në vitin 2019 u lansua në Rumani në muajin tetor (operatori Orange Rumania), duke e çuar numrin e operatorëve të rrjetit tregtar të gjeneratës së pestë në 15.
Vendet e Bashkimit Evropian në të cilat (natyrisht, vetëm në një zonë të kufizuar gjeografike) ka rrjete tregtare 5G janë: Austria, Estonia, Finlanda, Irlanda, Italia, Gjermania, Rumania, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.
I vetmi vend në Bashkimin Evropian ku të gjithë operatorët aktivë celular ofrojnë 5G është Britania e Madhe dhe Irlanda Veriore.
Gjashtë nga nëntë vendet e Bashkimit Evropian me rrjete komerciale 5G (Austri, Irlandë, Itali, Gjermani, Rumani dhe Mbretëria e Bashkuar) tashmë krenohen se kanë më shumë se një operator celular me 5G rrjete tregtare. /Albinfo.ch