Zyrtarët amerikanë thonë se ata besojnë se Boeing 737-800 “Ukrainian Airlines International” u godit nga një raketë.
Ukraina më herët tha se po shqyrtonte nëse një sulm raketash rrëzoi aeroplanin – por Irani e përjashtoi këtë përcjell albinfo.ch.
CBS News, duke cituar inteligjencën amerikane, tha se një satelit zbuloi “goditje” infra të kuqe të dy lëshimeve të raketave, të ndjekura nga një tjetër goditje e një shpërthimi.
Ndërkohë, Newsweek citoi Pentagonin dhe një zyrtar të lartë të inteligjencës amerikane, si dhe një zyrtar të inteligjencës irakene duke thënë se ata besonin se avioni ukrainas u godit nga një raketë Tor e prodhuar nga Rusia.
Presidenti amerikan, Donald Trump, të enjten tha se “kam dyshimet e mia” mbi aeroplanin. “Dikush mund të ketë bërë një gabim”, tha ai.