Për herë të parë organizohet Samiti i Grave të Biznesit në datat 16, 17 dhe 18 janar 2020 në Hotel Rogner, Tiranë.
Eventi organizohet nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, nën kujdesin e ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, me mbështetjen e ministrit të Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë.
Në event do të zhvillohen disa panele diskutimi mbi rolin e gruas shqiptare nga Diaspora në fushën e biznesit si dhe sfidat e tyre për integrim në tregun ekonomik në Shqipëri. Eventi synon nxitjen e një bashkëpunimi dhe njohjen me sipërmarrjet e suksesshme shqiptare nga drejtuese gra në Shqipëri.
Të interesuarit për të marrë pjesë ftohen të regjistrohen në këtë link:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdtayp9VoziX188D95CzpKietGUrQi1W7_xyVReUahwcB8CfA/viewform