Qiratë në Zvicër ranë me një mesatare prej 0.5 për qind vitin e kaluar, tregojnë shifrat nga fundi i vitit 2019. Rënia ishte më e fortë në dhjetor, ku qiratë u ulën me 0.4 për qind, përcjell albinfo.ch.
Shifrat, të botuara të martën, vijnë nga kompania zvicerane e pasurive dhe qirave ImmoScout24 dhe konsulenca e pasurive të patundshme CIFI.
Përveç theksimit të një rënie të përgjithshme të qirave, shifrat e përqindjes tregojnë gjithashtu ndryshime të rrepta rajonale në gjithë vendin.
Zvicra Qendrore dhe Veri-Perëndimore pësuan rënien më të madhe, përkatësisht 1.7 për qind dhe 0.9 për qind – ndërsa qiratë në rajonin e Liqenit të Gjenevës u ulën me 1.1 për qind, përcjell albinfo.ch.
Blerja shpesh është menduar si një mënyrë për të kursyer para në Zvicër. Çmimet për blerje u rritën në Zvicër me rreth 2.8 për qind – përfshirë një rritje prej 0.5 për qind vetëm në dhjetor.