Në një konferencë për media, këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conway, u shpreh se Trump ende mund të negociojë Marrëveshjen Bërthamore me Iranin. “Ai tha se është i hapur. Nëse Irani dëshiron të sillet si një vend normal… sigurisht, absolutisht”, u shpreh ajo.
Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Iranin janë tensionuar gjatë javës së kaluar pas vrasjes së gjeneralit Qassim Soleimani, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.