Albin Kurti ka thënë se do të shkojë sot në takim me Presidentin Hashim Thaçi, pa pasur pajtueshmëri për marrëveshje bashkëqeverisëse me LDK-në.
Përmes një video ai ka thënë se një takim me Isa Mustafën i është pamundësuar këto ditë.
Ai ka ftuar LDK-në që t’ia dërgojë emrat e ministrave të rinj, ndërkaq vetë ka bërë publik listën me emra, të cilët i ka në plan për të drejtuar ministri dhe këta janë:
Haki Abazi – zëvendëskryeministër i dytë
Albulena Haxhiu – ministre e Drejtësisë
Blerim Reka – ministër i Jashtëm
Rozeta Hajdari – ministre e Tregtisë
Arben Vitia – ministër i Sportit dhe Shëndetësisë.
https://www.facebook.com/albini2017/videos/471994037060189/