Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku po vazhdon të shënojë gola në Ligën e dytë spanjolle, përcjell albinfo.ch.
Duket se 28-vjeçari ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Malagas në ndeshjen e sotme ndaj Real Oviedos.
Në minutën e 67-të, pas konsultimit me sistemin VAR, gjyqtari i takimit akordoi penallti në favor të Malagas, që u shndërrua në gol nga ‘bomberi’ shqiptar, shkruan zeri.
Kujtojmë se për Sadikun ky ishte goli i tetë me fanellën e Malagas në kampionat, teksa është shndërruar në një protagonist absolut te skuadra spanjolle. /Albinfo.ch