“Ky është një moment, në të cilin udhëheqësit duhet të ushtrojnë përmbajtje maksimale. Bota nuk mund të përballojë një luftë tjetër në rajon”, tha zëdhënësi i tij, Farhan Haq, në një deklaratë.
Gjenerali Qasem Soleimani, kreu i forcave elite të Gardës Revolucionare të Iranit, është vrarë nga forcat amerikane në Irak.
Pentagoni ka konfirmuar se ai është vrarë me “vendim të presidentit”.
Gjenerali Soleimani ka qenë në makinë teksa ishte nisur në aeroportin e Bagdadit, bashkë me milicitë e përkrahura nga Irani, kur është qëlluar përmes një sulmi ajror të Shteteve të Bashkuara, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.