Lideri 33-vjeçar e ka përshkruar si “të shkëlqyer” arritjen e marrëveshjes gjatë një konference me kreun e të Gjelbërve, Werner Kogler.
Kurz ka thënë se bisedimet nuk kanë qenë aspak të lehta deri te gjetja e zgjidhjes, “për shkak se të dy partitë kanë dallime shumë të mëdha”.
Ndërkaq Kogler që do të jetë zëvendëskancelar i vendit, ka pohuar se këto dy parti suksesshëm kanë arritur që të ndërtojnë ura “për të ardhmen e Austrisë”, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.