Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha triumfon sërish. Kënga e saj, “Meant to be”, kryeson listën e këngëve më të mira të dekadës, transmeton albinfo.ch.
Duket se “Meant To Be”, kënga e këngëtares shqiptare me famë botërore është shpallur kënga e dekadës nga prestigjiozja “Billboard”.
Thueht se mediumi amerikan, i njohur për top-listat muzikore, ka renditur këngën e Bebe Rexhës në bashkëpunim me “Florida Georgia Line” si më të mirën e dekadës në top-listën për zhanrin ‘country’.
Deri tash, kjo këngë ka grumbulluar më shumë se 860 milionë klikime vetëm në “YouTube”.
