Me përfundimin e vitit 2019 dhe dekadës, po bëhet përmbledhje në momentet historike të dekadës së fundit.
Kështu është bërë edhe përmbledhja me momentet e dekadës në futbollin zviceran, sipas Blick.
Momenti kryesor ishte barazimi i Zvicrës me Brazilin në Kupën e Botës në Rusi, përcjell albinfo.ch.
Mesfushori shqiptar Valon Behrami ndali Neymarin, futbollistin më të shtrenjtë në planet.
Loja e Behramit bëri bujë në mbarë botën, duke e ndaluar në mënyrë të përkryer futbollistin brazilian.