Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e tij të fundvitit, u është kundërpërgjigjur me kritika deklaratave të kreut të LDK-së, Isa Mustafa, si dhe atij të VV-së, Albin Kurti.
E gjithë kjo duke iu referuar debatit të krijuar pas idesë së mini-Shengenit Ballkanik, për të cilin projekt të dy politikanët kosovarë të lartëpërmendur dolën kundër, njofton Klan Kosova.
”Sepse (me sa duket kur vjen puna te bashkimi i forcave për ta qeverisur Kosovën, ndarja e karrigeve ka më shumë rëndësi se Kosova e mbetur në udhëkryq, pa strategji e pa qeveri)”.
”Po shyqyr, janë të bashkuar bukur mirë, pa dallim partie e madje edhe me do ustallarë në Tiranë, për ta hedhur Kosovën kundër “vëllait të Vuqiqit” në Shqipëri, duke ua prishur gjakun dhe errur sytë njerëzve në Kosovë, me dokrra patetike e me rrena patriotike”.