Meqenëse futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, nuk është aspak i lumtur që kur ndodhi incidenti me tifozët, ai mendon se largimi është zgjidhja më e mirë për të gjithë.
Duke marrë parasysh se ai mungoi edhe në humbjen 1-2 në shtëpi nga Chelsea, një tjetër sinjal se është edhe më afër Hertha Berlinit, ashtu siç njoftoi gjatë ditës së djeshme edhe agjenti i 27-vjeçarit.
Sidoqoftë, trajneri i ‘Topcionjve’, Mikel Arteta, ka insistuar se nuk do që Granit Xhaka të lërë Arsenalin.
“Ai është lojtar i shkëlqyer, shpresoj që jo”, tha Arteta, kur u pyet për largimin e mundshëm të Xhakës.
Derisa shtoi se mungesa kundër Chelseat s’kishte të bënte me spekulimet.
“Ai ka luajtur në Bournemouth, ka luajtur shumë mirë, shumë i përkushtuar, bëri ndeshje shumë të mirë. Pas ndeshjes, filloi të ndihej keq, kishte edhe temperaturë. Në dy ditët e fundit ka qenë në shtrat, për këtë nuk është thirrur”. /Albinfo.ch.