Policia njoftoi se kanë arrestuar një të dyshuar, shkruan Indeksonline, përcjell albinfo.ch.
Këshilli Ortodoks (OJPAC), përmes një postimi ne Twitter tha se pesë persona u plagosën me thikë, dhe tani janë në spitalet lokalet, ku dy prej tyre janë në gjendje kritike.
“Një prej viktimave u godit me thikë më shumë se 6 herë”, tha Këshilli.
Goditja me thikë ndodhi në Shulin e Rabbi Rottenburg, gjatë një feste Hanukkah, raportoi CBS New York.
Prokurorja e Përgjithsme e Nju-Jorkut, Letitia James, ka thënë se ishte “thellë e shqetësuar nga situata që ka ndodhur në Monsey”.