Gazeta gjermane “Westfalen-blatt” ka shkruar për iniciativën e çiftit shqiptar për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri, transmeton albinfo.ch.
Servet dhe Hikmete Hajrullahi, pronarë të një restoranti në Gjermani, prej disa vjetësh në eventet e organizuara në prag të festave angazhohen për mbledhjen e donacioneve për shkollat, çerdhet e spitale.
Këtë vit, fondet e mbledhura ata do t’i dorëzojnë për fëmijët dhe familjet shqiptare të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Të ftuarit e restorantit Casa Nostra festuan dhe dhuruan në prag të Krishtlindjes 50,493 euro për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Shqipëri. Një qëllim dhurimi që shkaktoi duartrokitje mes më shumë se 100 të ftuarve në prag të Krishtlindjes. /Albinfo.ch.