Në një intervistë ekskluzive për KTV-në, Mustafa ka bërë të ditur se për shkak të kësaj tani gjithçka do të nis nga fillimi me VV-në dhe sipas tij, të gjitha marrëveshjet që janë bërë deri tani do të bijnë në ujë.
“Gjithsesi duhet të bëhet marrëveshje e re lidhur me përgjegjësitë, por ka nevojë edhe te programi qeverisës. Çdo gjë është e hapur, edhe mundësia që të dalim në opozitë, ta bëjmë një opozitarizëm shumë të mirë, të suksesshëm”, ka thënë Mustafa në Rubikon, përcjell albinfo.ch
Intervista e plotë e kryetarit të LDK-së transmetohet sonte në orën 20 në Rubikon.