Një burrë i maskuar si babadimër u uroi bashkatdhetarëve të tij në Colorado një “Krishtlindje të gëzuar” në një mënyrë të pazakontë.
Ky njeri, i identifikuar më vonë nga policia si Wayne Oliver, është 65 vjeç, dhe ai vendosi të vërë në veprim komplotin e tij para festave, duke grabitur një bankë dhe më pas duke hedhur të gjitha paratë e tij në ajër duke bërtitur “Gëzuar Krishtlindjet”.
Dëshmitarët okularë thanë që ai grabiti një bankë, doli në rrugë dhe filloi të hedhë para në ajër, duke bërtitur: “Gëzuar Krishtlindjet!”
Burri më pas shkoi në një kafene aty pranë, u ul dhe priti arrestimin e tij, përcjell albinfo.ch.
BBC-ja raporton se kalimtarët e Colorado Springs mblodhën paratë nga rruga dhe i kthyen ato në bankë sërish.