Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për humbjes së jetës së dy fëmijëve kosovarë në Francë.
Haradinaj e quajti tragjike lajmin, ndërsa u ka shprehur ngushëllime familjarëve.
“Tragjike, lajmi për dy fëmijët nga Kosova që humbën jetën aksidentalisht duke rënë në lumë në qytetin Montbrison, Loire të Francës. U shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve!”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Nga ana tjetër, ministri në detyrë i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka shprehur dhimbjen për këtë rast.
“Me dhimbje të thellë kam marrë lajmin për vdekjen e dy fëmijëve kosovarë në Francë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit e fëmijëve, familjen dhe miqtë e tyre. Mendimet tona janë me ata në këto momente të vështira dhe misioni ynë diplomatik në Paris do të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme për ata në këto momente të dhimbshme”, ka shkruar ai, përcjell albinfo.ch.