Ai këto deklarata siç duket i ka bërë pas përfundimit të takimit.
Siç raporton agjencia serbe e lajmeve “Fonet”, Vuçiq citohet të ketë thënë se kjo nismë do t’i sjellë zhvillim Beogradit, Shkupit dhe Tiranës.
Sipas asaj që shkruan “Fonet”, Vuçiq ka thënë gjithashtu se kjo siguron standard më të mirë të jetesës, qëndrim dhe mbijetesë për popujt.
Ai tha më tej se takimi i radhës do të jetë në Beograd në fund të janarit dhe vlerësoi se “do të jetë historik” për atë se çfarë do të bëhet deri atëherë, shkruan lajmi.net, përcjell albinfo.ch