Një person i armatosur ka shtënë me armë automatike në hyrje të objektit të FSB-së, thonë dëshmitarët.
Forcat e sigurisë raportohet se e kanë rrethuar zonën dhe kanë larguar kalimtarët në ndërtesat e afërta, raporton BBC, përcjell albinfo.ch.
Personi që shtiu me armë zjarri në Moskën qendrore, afër ndërtesës së FSB-së, është “neutralizuar” dhe tani po bëhet identifikimi i tij, kanë thënë zyrtarë të sigurisë për INTERFAX-in.
Të shtënat erdhën pak orë pas konferencës vjetore të presidentit rus, Vlladimir Putin.