I riu Premtim Kolgeci nga Suhareka ka postuar dy fotografi në rrjetin social Facebook, duke treguar se njëra është bërë kur ka qenë i vogël dhe ka qenë viti 1999 kur është kthyer nga Zvicra me familje, ndërsa fotografia tjetër është e shkrepur në vitin 2019 derisa largohej nga Kosova.
“Ishte viti 1999 kur familja ime vendosi të kthehet prapë në Kosovë nga Zvicra, ku çdo gjë ishte e shkatërruar, shtëpisë tonë, edhe tullat e bllokat ishin bërë hi, ajri dhe toka e helmuar nga pushtuesit serbë e lodrat e mia të gjitha të djegura, por dëshira ishte e madhe të kthehemi në Kosovë dhe u kthyem, ndërtuam prapë shtëpinë nga zero dhe u rritëm e u shkolluam”, ka shkruar ai.
Tutje, ai ka treguar edhe arsyet pse po e lëshon Kosovën.“Kosovë nuk u largova prej teje, u largova prej sistemit të instaluar në Kosovë, u largova prej atij sistemit që i drejti dënohet, krimineli dekorohet, mjekësia është biznes, gjykatat të privatizuara e arsimi i politizuar”, është shprehur në shkrimin e tij ky i ri nga Suhareka, shkruan Reporteri.net, përcjell albinfo.ch.