Turqia mund të mbyllë bazën ajrore në Incirlik, e cila strehon kokat e armëve bërthamore të SHBA-së, si përgjigje ndaj kërcënimeve të sanksioneve amerikane dhe një rezolute të veçantë të Senatit amerikan që njohu vrasjet masive të armenëve një shekull më parë si gjenocid.
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, tha në një intervistë për Tv Haber se Turqia do të mbyllë bazën Incirlik nëse është e nevojshme, tha ai.
Turqia gjithashtu mund të mbyllë bazën e radarit Kurecik, nëse është e nevojshme, shtoi ai, duke thënë se nëse Turqia kërcënohet me zbatimin e këtyre sanksioneve, ata do të jenë hakmarrës.
Erdogan tha gjithashtu se Turqia gjithashtu mund të përgjigjet me rezoluta parlamentare, duke njohur vrasjet e amerikanëve autoktonë në shekujt e kaluar si gjenocid, shkruan lajmi.net, përcjell albinfo.ch.