Tashmë, vetëm 30 minuta lojë kanë kaluar në këtë sfidë dhe Werderi i Milot Rashicës po turpërohet nga Mainz, pasi skuadra mysafire ka shënuar plot 3 gola brenda një periudhe të shkurtër, shkruan Reporteri.net, përcjell albinfo.ch.
Pra, rezultati aktual i takimit është 0:3.
Skuadra e Werderit është e pafuqishme në këto momente dhe nuk po arrin ta finalizojnë as edhe një aksion të vetëm.
Në këtë takim nga minuta e parë është edhe Milot Rashica, i cili po tregon paraqitjet të mira në çdo ndeshje të Werderit që e kanë zhvilluar deri më tani.
