Pilot-Projekti i ri do t’iu kursejë më shumë kohë qytetarëve, veçanërisht gjatë përiudhës së pikut, kur është fluksi i madh i udhëtarëve, thonë autoritetet e vendit.
Udhëtarët që posedojnë pasaportën biometrike ose që kanë pasaportën e BE-se, tani kanë mundësi të kontrollojnë në mënyrë automatike, e cila është testuar në terminalin e arritjeve në aeroportin e Gjenevës, shkruan Thelocal.ch.
Pasagjerët do të vendosin pasaportën e tyre në një ‘lexues’ special dhe do të futen në një zonë të veçantë, ku kamera do ta skenojë fytyrën e tyre.
Sistemi automatik i skenon të gjithë bazat e të dhënave, atyre nacionale dhe ndërkombëtare për t’u siguruar që udhëtari nuk ka një të kaluar kriminale.
Nëse hetohet ndonjë dyshim për një udhëtar të caktuar, atëherë rojet e aeroportit do ta ndalojnë atë, përcjell Albinfo.ch.
Nëse çdo gjë është në rregull, portat do të hapen automatikisht. I gjithë ky proces zgjat mes 10 dhe 12 sekondash.
“Qëllimi kryesor i këtij projekti është që të kursejë kohën e udhëtarëve dhe të rrisë sigurinë në aeroporte”, thotë eksperti i sistemit të operimeve, Jacques Morgenegg.
Sistemi tashmë është funksional në aeroportin e Cyrihut dhe në disa vende evropiane dhe do të jetë në përdorim fillimisht për një vit.