Ekipi i Bayern Munih-it ka shënuar fitore kundër skuadrës së Werder Bremen-it, duke i shënuar gjashtë gola për tri pikët.
Razultati u përmbyll 6:1, para tifozëve, në ‘Allianz Arena’.
Duhet theksuar se golin e parë në këtë takim e shënoi Milot Rashica, kur kaluan 24 minuta lojë. Ky gol ishte i vetmi për skuadrën e Werder-it.
Rashica u vlerësua si më i miri në këtë ndeshje për skuadrën e Werder me notën e 7.1 dhe ishte në mesin e më të dalluarve në gjithë takimin.
Philippe Coutinho, që ka shkëlqyer me tre gola, u shpërblye me notën 10, përcjell albinfo.ch.
