Mustafa tha vetëm se liderët janë pajtuar që të shpeshtojnë takimet, pa treguar se cilat janë mosmarrëveshjet që edhe më tutje po pengojnë formimin e koalicionit.
“Takimi në mes dy liderëve që ka filluar në orën 17:00 tanimë ka përfunduar. Të dy liderët janë pajtuar për intensifikim të takime deri në arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë”, tha Mustafa, transmeton Express.
Ndërkaq edhe Vetëvendosje ka dalë me një njoftim të shkurtër, ku thotë se Mustafa e Kurti u morën vesh për intensifikim takimesh, për çdo ditë.
“Kryetari Kurti u takua sot në Kuvendin e Kosovës me kryetarin Mustafa. Ata do t’i vazhdojnë dhe intensifikojnë takimet pothuajse për çdo ditë deri në arritjen e marrëveshjes”, thuhet në njoftimin e VV-së, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.