Xherdan Shaqiri shënoi golin e parë në këtë edicion me Liverpoolin në mesjavë, duke dëshmuar aftësitë e tij dhe duke treguar se kur i jepet rasti, është i gatshëm gjithmonë të shënojë apo të asistojë.
Shaqiri edhe në ndeshjen e fundit hyri në lojë në minutat e fundit, duke fituar kështu besim nga ndeshja në ndeshje, përcjell albinfo.ch.
Ishte përforlur shumë se Shaqiri do të largohet nga Liverpooli, megjithatë, të ardhmen e ka treguar vetë ylli shqiptar.
“Jam shumë i lumtur këtu. Kam një kontratë të gjatë me Liverpoolin dhe jam i përqendruar vetëm këtu. Nuk kam ndonjë arsye të largohem nga këtu, pasi ky klub është i veçantë”, është shprehur Shaqiri.
28-vjeçari ka kontratë më Liverpoolin deri në vitin 2023.