Një tjetër nismë nga komuniteti shqiptar në Itali. Shoqata Alassio – Andora ,të gjithë së bashku për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Shqipëri organizon më 12 dhjetor një takim, me qëllim mbledhjen e fondeve për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Në takim do të paraqiten specialitete gastronomike shqiptare.
Gazeta italiane “Savonanews.it” ka shkruar se “Aperi – Durazzo” do të organizojë një event për të mbledhur fonde për të ndihmuar popullatën shqiptare që kohët e fundit përjetoi makthin e tërmetit: kjo është nisma e organizuar nga shoqata “Alassio – Andora të gjithë së bashku për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Shqipëri”, e cila do të vihet në skenë të enjten, më 12 dhjetor, në orën 6.00, në Hotel Aida në Alassio, transmeton albinfo.ch.