Gjatë muajit mars Kosova do të luajë ndeshjet e Play-off të Ligës së Kombeve, ku mund të sigurojë kualifikimin për Euro 2020.
“Dardanët” fillimisht do të luajnë me Maqedoninë e Veriut dhe në rast fitore takohet me fituesin e ndeshjes Bjellorusi – Gjeorgji, shkruan indeksonline, përcjell albinfo.ch.
Në këto sfida UEFA ka lajmëruar se do të përdoret sistemi VAR.
“UEFA ka vendosur që VAR të përdoret në ndeshjet e Play-off gjatë muajit mars, dhe në kualifikimet evropiane për Kupën e Botës gjatë vitit 2020, që pritet të aprovohet më vonë nga FIFA“, thuhet në njoftimin e UEFA-s.