Bledar Kola kishte konfirmuar më herët për KultPlus se në këtë ngjarje të madhe do të performojnë 148 kuzhinierë, ku do të tregojnë sekretet e tyre në këtë ngjarje prestigjioze, dhe është hera e parë që Shqipëria ishte futur në këtë spektakël të gastronomisë.
Përderisa gara po zhvillohet nga kuzhinierët e tjerë të njohur botërorë, stafi i restorantit “Mullixhiu” në Tiranë, Bledar Kola, bashkë me stafin e tij sot kanë gatuar në fshatin Bubq, një ndër fshatrat më të goditur nga tërmeti i fundit në Shqipëri.
Edhe një ndër shefat më të njohur në nivel botëror, José Andrés, ka mbështetur Kolën për këtë iniciativë, i cili në Twitter ka njoftuar se Bledar Kola është duke gatuar për të atakuarit nga tërmeti, përcjell albinfo.ch.
“Me stafin e restorant “Mullixhiiu”, te cilet kane ardhur ne Bubq tani dhe kemi vendosur te qe kthejme qendron tone te vullnetareve ne nje “super-restorant” per banoret e gjithe kesaj zone. Qellimi eshte, ushqim te ngrohte ne cdo shtepi.
Nga e majta ne te djathte:
Nikolin Kola-“RRNO Fondation”
Entiana Osmenzeza-Nje nga kuzhineret me te mira ne Itali
Aulon Kalaja
Mattias Haupt-Fotoreporter nga Gjermania
Bledar Kola-Eestorant “Mullixhiu”
Alban Laci-E-Korrier
Nertil Gedaj-Kushinier
(Me heret ky staf ka sherbyer ne Thumane, tek ditet e para te katastrofes. Nderkohe qe prisnin te organizonin nje event nderkombetar me 163 restorante nga e gjithe bota, vendosen t’a anulonin dhe t’i pergjigjeshin fatkeqesise natyrore)”, ka shkruar Bledar Kola në facebook.
